Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Saliu pagoi 50 milionë dollarë LaCivita”/ Beqiri: SPAK të hetojë pagesën e majme që i është bërë nga Berisha

schedule23:49 - 15 Shkurt, 2025

schedule 23:49 - 15 Shkurt, 2025

Avokati Idajet Beqiri thotë se kryedemokrati Sali Berisha e ka paguar 50 milionë dollarë Chris LaCivita, për fushatën e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se SPAK duhet të hetojë këtë pagesë të majme.

Sipas Beqirit, Berisha do marrë një shuplakë nga shqiptarët më 11 maj.

“Do i mbulojë ai Saliut vrasjen e Sokol Haklajt? E vrau Sokol Haklajn, se mendoi se erdhi këtu me Fatmir Haklajn, të merrnin një gardist, ai kujtoi se u doli përpara për mitingun e Tropojës. Është aq idiot sa nuk ia mbyll dot LaCivita. E ka pranuar vetë krimin. Këto do ia mbulojë LaCivita këtij? Ata janë në zhytur në krim deri në grykë. Më 11 maj do i japin shqiptarët një shuplakë që do e mbajë mend. Korrupsionin e ka në qafë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!