Hamdi Salihi është pjesë e stafit të kombëtares kuqezi. Ish-sulmuesi ka folur para ndeshjes me Turqinë. Për Supersport ai ka komentuar fillimisht formacionin: “Jemi munduar të ruajmë formacionin dhe modulin, si ndeshja e fundit. E dimë që ato do të luajnë në sulm me tre, ndaj kemi zgjedhur veselin. Kemi kërkuar siguri në fillim, më pas mund të përdorim Roshin.
“Abrashi? Ka pasur shumë lojtarë në formë dhe ka pasur mundësi zgjedhje të ndryshme. Duhen zgjedhur 11 dhe ka menduar që këto janë lojtarët e duhur për këtë ndeshje. Duke parë që Lenjani luan shumë në sulm, nuk mund të luajmë me shumë lojtarë përpara. Veseli mund të ruajë ekuilibrat”.
“Kumbulla ka ardhur me një dëmtim në shpatull. Është munduar të stërvitet, por është përkeqësuar. Nuk ka dëmtim të madh, por do kohën e vet. Do stërvitet me grupin ditët e ardhshme dhe do të shohim nëse do të mund të luajë në ndeshjen me Moldavinë”. /abcnews.al