Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Salianji, “tërhiqet” Berisha? Mahmutaj: Po bën lojë fjalësh, mundohet t’iu nxjerrë pengesa kundërshtarëve

schedule23:42 - 3 Prill, 2026

schedule 23:42 - 3 Prill, 2026

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se Sali Berisha nuk e lëshon PD, deri në fund të jetës së tij.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se ai mundohet t’iu nxjerrë pengesa kundërshtarëve të tij.

“Mirë të përjashtuarit i ka përjashtuar Berisha, por të vetëpërjashtuar nuk arrij ta konceptoj. Për mendimin tim, është lojë e Berishës për të fituar kohë. Nëse bëhet fjalë për Ervin Salianjin, që i është bërë si ferr Berishës, Berisha do që ta ulë në nivel. Salianji po i vihet Berishës si pengesë për ta rrëzuar. Berisha i bën vetëm për t’i sfumuar figurat. Berisha nuk lëviz nga PD pa e marrë zoti. Sa të jetë Berisha gjallë, nuk e rrezikon askush. Bën këto lloj marifetesh. Nuk mund të jetë ndryshe. Tërheqja e Berishës më duket e jashtëzakonshme. Më duket e pabesueshme që të jetë lojë”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!