Salianji takohet me qytetarët: Koha që ky realitet duhet dhe do të marrë fund

schedule12:48 - 13 Shkurt, 2021

schedule 12:48 - 13 Shkurt, 2021

Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji  kanë vijim të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të 2021 është takuar me qytetarët.

Salianji në takimin e tij me qytetarët është shprehur se keqqeverisja rëndoi ekonomitë e familjeve shqiptare që po lëngojnë prej 8 vitesh! Menaxhimi i keq pas pandemisë e pêrkeqësoi!

Ndër të tjera ai ka theksuar se me 25 prill ky është një realitet i hidhur që duhet të marrë fund.

Në çdo derë

Keqqeverisja rëndoi ekonomitë e familjeve shqiptare që po lëngojnë prej 8 vitesh! Menaxhimi i keq pas pandemisë e pêrkeqësoi!

Pikërisht, kur duhej të ishte në krah të qytetarëve të tij, shteti mungon! Nuk ekziston! Qytetarët janë të zhytur në borxhe sot duke marrë me listë ushqime dhe ilaçe! Për 8 vite me radhë u rritën çmimet, u rritën taksat dhe kosto e jetesês por pensionet ngelën në vënd! Shumë familje mbijetojnë vetëm me pensionin e prindërve, borxhet ju kanë shkuar sa një mal!

Ky realitet duhet dhe do të marrë fund! 

Në 25 prill fiton Shqipëria??! Fitojnë qytetarët shqiptarë”, shkruan Salianji. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!