Politologu Roland Bejko thotë se statuti aktual i PD nuk e lejon Sali Berishën të kandidojë për kryetar, pasi ka humbur zgjedhjet parlamentare, ndryshe nga Ervin Salianji.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se rruga më e mirë për PD është të ndjekë statutin aktual.
Sipas Bejkos, Berisha e ka kthyer PD në parti personale.
“Statuti lejon Salianjin dhe jo Berishën, por Berisha lejon veten të kandidojë kundër statutit. Kjo është hipokrizia që karakterizon Sali Berishën, e ka parti personale. Nuk janë bërë asnjëherë zgjedhje të vërteta. Edhe në fillim në garën me Meksin. Bëri trafik votash. Berisha ka ardhur që në krye të herë në mënyrë jo legjitime dhe iu bë zakon. Ajo është parti personale, për fat të keq. Do nxjerrin kush nuk është anëtar partie dhe kush e ka parë keq udhëheqësin në sy. Me statuin aktual që Salianji i plotëson kushtet, duhet të futet në garë dhe fitore për Berishën od jetë të zhvillohet gara, të diversifikohet PD, të gjithë anëtarët e PD të shkojnë të votojnë dhe kryetari që do dalë, do jetë legjitim. Sali Berisha nuk e bën këtë brenda PD. Këta e lidhin partinë vetëm me një njeri, Sali Berishën. Përjashtojnë gjithë të tjerët, përveç vetes së tyre”, theksoi ai./abcnews.al


