Salianji për Inceneratorët: Komisioni e bëri punën e tij, drejtësia të bëjë detyrën deri në fund

schedule16:17 - 24 Shkurt, 2022

schedule 16:17 - 24 Shkurt, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur se qeveria e ka të kotë tashmë që po përpiqet që të mbulojë aferën më të madhe të këtyre 30 viteve.

Salianji në fjalën e tij në Kuvend është shprehur se tashmë drejtësia ashtu siç ka bërë Kosimisioni Hetimor për Inceneratorët duhet që ti shkojë deri në fund hetimeve për këtë aferë korruptive.

“Nuk ka asnjë njeri në këtë vend që të vendosë të gjithë qeverinë, 6 ministri, 6 bashki të këtij vendi, agjencitë shtetërore dhe i çon paratë te përfitues të Partisë Socialiste. Ti shkohet deri në fund siç i shkoi komisioni hetimor dhe tani drejtësia. Gjoksi që i vendos kryeministrit, tregon se po intimidon drejtësinë se e di që do shkojnë të gjithë atje. Pse sillen në Tiranë? Monopoli i Tiranës kërkon të gllabërojë më shumë. Janë dhënë 430 milionë euro edhe ende s’është në punë”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!