Salianji ndan foton mes parcelës: Afër shkollave më lehtë gjen kanabis se çokollata

schedule10:49 - 1 Korrik, 2022

schedule 10:49 - 1 Korrik, 2022

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar për draftin e qeverisë për legalizimin e kanabisit në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji thotë se qeveria po e bën fakt ligjërimin e prodhimit të drogës dhe trafikimin pa një dënim më të ashpër se gjoba.

“Kjo politikë ka bërë që sot afër shkollave më lehtësisht gjen kanabis se çokollata!”, shkruan ndër të tjera Salianji.

Reagimi i plotë:

Qeverisjen e Ramës më shumë se gjithçka e personifikon kanabisi dhe lidhja simbiotike me krimin! E mbronte me fanatizëm dhe me propogandë kanabizimin e Shqipërisë duke mohuar haptaz faktet e pakundërshtueshme që denonconim thuajse përditshëm.

Tanimë qeveria po bën fakt ligjërimin e prodhimit të drogës dhe trafikimin lehtësisht ku në çdo rast gjoba parashikohet si dënimi më i ashpër!

Kjo politikë e ndjekur ka sjellë pasoja tepër të rënda, në gjëndjen e kriminalitetit në Shqipëri, ku përditë raportohen krime, vrasje, tritol! Kjo politikë ka bërë që sot afër shkollave më lehtësisht gjen kanabis se çokollata!

Ky projekt bashkë me projektin për amnistimin e parave të pista e kthen Shqipërinë nën sovranitetin e plotë të kontigjentëve kriminalë!

Ditën kur Bashkimi Europian angazhohet maksimalisht për të hapur rrugën e Shqipërisë për çeljen e negociatave, Edi Rama dhe qeveria e tij nxjerrin për konsultim ligjin për kanabisin. Shqiptarët duan europën por Edi Rama ka tjetër rrugë! /abcnews.al