Salianji kundër propozimit të PS: Drafti mundëson lista të mbyllura 100%

schedule12:11 - 19 Shtator, 2020

schedule 12:11 - 19 Shtator, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar këtë të shtunë qëndrimin e Partisë Socialiste për ndryshimin e Kodit Elektoral, veçanërisht formulën e shpërndarjes së mandateve.

Salianji përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se propozimi i Ramës për “listat 100% të mbyllura, është tregues i frikës në palcë që kanë drejtuesit e rilindjes.

Për ish-deputetin demokrat me listat e hapura janë votuesit që caktojë deputetët e tyre dhe jo “renditja e partisë”.

Reagimi i plotë:

Propozimi i Ramës për lista 100% të mbyllura është çertifikimi i frikës në palcë që kanë drejtuesit e Rilindjes se pas humbjes së pushtetit do të humbin dhe ndikimin në PS!

Me lista të hapura është votuesi ai që përcakton se kush bēhet deputet, kandidatët renditen sipas grumbullimit të votave të marra nga qytetarët dhe jo nga renditja e partisë! Nëse renditja e partisë është përcaktuese nuk ka hapje listash!

Ky propozim rrëzon dhe propogandën se ndryshimet kushtetuese u bënë për të hapur listat.

Ky palaçollëk i propozuar i rrëzoi mbulesën e fundit dhe i nxorri qartë frikën e përballjes me zgjedhjet dhe qytetarët! Votimi me renditje pa asnjë diferencë nga zgjedhjet e kaluara tenton të sjellë në parlament të korruptuarit e Rilindjes! Fytyrat më të urryera nga qytetarët kërkojnë të imponohen nga Rama me marifet elektoral!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!