Gazetari Flogert Muça thotë se Ervin Salianji është i vetmi i cili ka guximin për t’i dalë kundër Sali Berishës në PD.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Muça u shpreh se në PD nuk ka luftëtarë.
“Guximi nuk është mall që shitet dhe blihet. Salianji, vetëm për guximin duhet t’i japim respekt. Për këtë moment që jemi, Salianji guximin e ka. Ata të tjerët nuk e kanë guximin, dhe as lidershipin. Ata zotërinjtë dhe zonjat atje mbrapa doktorit, nuk ke asnjë luftëtar. Kemi kaluar një situatë surreale, ku ata e kanë të vrarë egon. Ata nuk po luftojnë dot brenda tyre, kur nuk kanë çfarë humbasin. E ka Tabaku mandatin, ka dhe marrëdhënie të mirë me perëndimorët. Jorida duket sikur nuk ka probleme, është më e pranueshme me ta”, theksoi ai./abcnews.al


