Nga burgu i Fierit direkt në PD. 9 muaj burgim, e kishin ndryshuar Salianjin, në pamje për mirë. Ndonëse ish-deputeti tha se qelinë e kishte peshqesh politik nga kundërshtarët.
“Ky ishte një dënim ekskluziv i kryeministrit Rama dhe ish-ministrit, kryetarit të Reformës në Drejtësi që për inate personale vendosi të hakmerret se unë denoncova.”
Por, Salianji ka vendosur të bëjë një hap pas. Ai ndryshe nga çfarë thotë për Xhafajn, nuk ka më betejë personale.
“Unë skam betejë personale me askënd, unë si ky rast kam bërë qindra denoncime që janë faktuar që janë të vërteta, nga bandat, tek hashashi, krimi.”
Xhafajn tha se ia ka lënë SPAK-ut. Por nga vëllai i tij nuk ka hequr dore.
“Vëllai i dënuar në Itali, ligji këtu e parashikon që duhet të vendoset të paktën në hetim pasuror.”
Tashmë pa mandat, Salianji nuk shprehu interes për postin në PD, por zbulon se ka një betejë më të madhe, Strasburgun. Aty ku do të shkojë për të rifituar të drejtën e kandidimit, tashmë në 2029.
“Gjykata e Lartë s’ka zbardhur ende vendimin, të procedojmë me Gjykatën Kushtetuese. Më pas shkojmë në Strasburg. Besoj se vendimi merret përpara zgjedhjeve të tjera për mandatin tim. Me zor pres një përballje në Strasburg, se kush ka patur të drejtë unë apo qeveria.”
Doktori nuk e priti në selinë e tij, por u mjaftua t’i linte pasdite të dënuarit me kusht, karrigen në të cilën nuk ulet prej kohësh.
“Qëllimi kryesor i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike Salianjit, që ai të mos kandidonte më në parlament, se e kishte tmerr.”/abcnews.al

