Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së e cila zgjati rreth 2 orë.
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur për mediet dhe u shpreh se do të bëjnë çdo gjë për të bashkuar grupin. Ai theksoi se propozimet dhe diskutimet që hidhen tani nga deputetët për çështje të caktuara janë qëndrime individuale derisa të ketë një qëndrim të grupit
“Për situatën por edhe për vendimmarrje të caktuara, do të bëjmë çdo përpjekje për të mbledhur gjithë grupin si një i tërë dhe të mos e ndajmë grupin parlamentar për interesa meskine të dikujt tjetër. Propozimet dhe diskutimet që hidhen nga deputetët për çështje të caktuara janë qëndrime individuale derisa të ketë një qëndrim të grupit të PD-së i cili do të caktohet në konsultim me kryesinë e partisë shumë shpejt. Kryesia e Grupit Parlamentar do caktojë mbledhjen e ardhshme, të gjithë deputetet e grupit marrin vendimmarrje të emër të grupit”, tha Salianji.
Në mbledhjen e sotme të grupit të thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj morën pjesë 21 deputetë. Kjo ishte mbledhja e parë e zhvilluar pas Kuvendit të 30 prillit të mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit të PD në Pallatin e Kongreseve./abcnews.al/