Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha: Jam i hapur për t’u rikthyer në krye të PD

schedule19:13 - 8 Tetor, 2021

schedule 19:13 - 8 Tetor, 2021

Sali Berisha u dha fund dilemave nga “Foltorja” e Elbasanit sa i takon ambicies së tij për një rikthim në krye të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri u shpreh se është i hapur për t’u kthyer në krye të Partisë Demokratike. Ai theksoi gjatë “Foltores” me demokratët se historia ka treguar që rikthimet kanë qenë shumë të dobishme.

Çfarë synoj unë? Synoj që të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar që do të dëshironi ju unë do ta pranoj me kënaqësinë më të madhe. A jam i hapur? Plotësisht i hapur.

Lexo edhe: Luçiano Boçi i bashkohet Berishës në “Foltoren” e Elbasanit

Pse e bëj unë këtë? Historia e ka treguar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishme. Por prapë ju garantoj ju se jam plotësisht i vendosur të pranoj çdo verdikt tuajin. A ka Sali Berisha një projekt? Të jeni të sigurt që të gjithë së bashku keni projektin më të mirë për Shqipërinë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha gjithashtu bëri thirrje për protesta masive. Nga Elbasani ku organizoi “Foltoren” e radhës, lideri historik i së djathtës shqiptare u kërkoi demokratëve që të përgatiten për protestat më të fuqishme për të larguar qeverinë.

Referuar debatit për rritjen e çmimeve, ai i bëri thirrje Edi Ramës që të mos luajë me kafshatën e shqiptarëve. “Ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Dhe Edi Rama, duhet ta dish mirë, se kur të ngrihemi ne në këmbë nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty aty ku e meriton.

Lexo edhe: Kriza ekonomike, Berisha i përgjigjet Ramës: Kosovës i pengohet hapja e vizave nga krimi në Shqipëri

Mos luaj me kafshatën, se shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e BE-së. Ne do të ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë, që do i tregojmë vendin siç ja treguam në ’90. Ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë, të merituar” tha Berisha./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!