Sali Berisha: I thashë Azemit të zhdukej për 6 muaj! Si i shpëtoi 140 plumbave në Tropojë

schedule09:24 - 29 Shtator, 2020

schedule 09:24 - 29 Shtator, 2020

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer detaje në lidhje me ngjarjet që kishin ndodhur para se Azem Hajdari të ekzekutohej pranë selisë së Partisë Demokratike.

Berisha u shpreh mbrëmë në “Opinion” se Hajdari nuk kishte asgjë personale me bandën e Haklajve, ndërsa thekson se sipas tij ai u vra nga shteti.

Po ashtu, Berisha ka rrëfyer dhe këshillat që i ka dhënë Hajdarit para se të ekzekutohej. Ai i ka kërkuar Hajdarit që të largohej për 6 muaj diku deri sa situatat qetësohej dhe në këtë mënyrë do të shmangte përplasjet me Haklajt, ndërsa kujton edhe episodin e ndodhur në Tropojë në muajin qershor të atij viti.

“Sigurisht, Azemi nuk kishte asnjë problem personale me bandën e Haklajve. Ai shkoi në Tropojë i dhanë 140 plumba, në qershor. Erdhën afër degës së punëve të brendshme i zunë pusi, iu shpëtoi. Ky ishte një urdhër politikë për të asgjësuar Azemin. Unë i kam thënë Azem mirë është të zhdukesh 6 muaj diku. Ka dy mënyra ose të fshihet ose të qëllosh, por kjo nuk ishte rruga jonë.

Azemit i kishin dalë në pritë edhe tek shtëpia, ata ishin vrasësit e shtetit. Azem Hajdari kërkohej të vritej nga shteti. Janë përpjekur ta paraqesin si një sherrnaj, por Azem Hajdarit, familja e tij, rrethi i tij, nuk kanë pasur kurrë, gjer ditën kur është vrarë, as edhe një sherr më të vogël me bandën kriminale të Haklajt.

Azem Hajdari ka qëlluar politikisht kundër terrorit e vrasjeve, që kjo bandë kryente në Tropojë më shumë se cdo luftë. Sigurisht që Azemi më kishte vënë në dijeni se donin ta vrisnin. Shteti kërkonte ta vriste përmes këtyre. Më kishte thënë, ai shkoi në Tropojë dhe i dhanë 140 plumba makinës së tij. I zunë pusi, por shpëtoi për mrekulli. Kishte një urdhër politik për ta asgjësuar Azem Hajdarin, për shkak të asaj që kishte bërë sistemi”, u shpreh Berisha./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!