Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 76-vjetorin e lindjes. Ai ka ndarë një foto me bashkëshorten e tij, Liri Berisha. Ish-lideri demokrat shpreh mirënjohje atyre që kanë qenë mbështetja e tij në udhëtimin e tij 76-vjeçar.
“Miq, sot 76 vjeç! Mirenjohje te pakufishme Zotit, familjes dhe te gjithe atyre qe me dashurine, miqesine, besimin dhe mbeshtetjen kane qene dhe jane eleksiri i udhetimit tim jashte imagjinate 76 vjeçar. Zoti ju bekofte! sb”, shkruan Berisha./mv. abcnews.al

