“Sali Berisha e Ilir Meta duan të mbërthejnë PD”, Alibeaj: Sfida jonë, të jemi alternativë serioze për shqiptarët

schedule11:46 - 20 Prill, 2023

schedule 11:46 - 20 Prill, 2023

TIRANË– Për Enkelejd Alibeajn, kjo fushatë elektorale është e ndarë në tre pjesë. I ftuar në studion e Tirana Live në ABC Neës, Alibeaj tha se Sali Berisha me Ilir Metën që e kanë mbërthyer me duart e tyre këtë sistem politik, duan të mbërthejnë edhe PD me barra të mëdha në supe të non gratave. Ndër të tjera kreu i komanduar i PD-së u shpreh se sfidë e demokratëve, është mbajtja fort e PD të së ardhmes që në 2025 të jetë një alternativë serioze për shqiptarët.

“Pritshmëritë në këtë situatë anormale, ka tre fushata brenda kësaj fushate, e para kundër regjimit të Edi Ramës, ndaj kësaj jemi të fokusuar.

Kuptojmë vështirësitë, jo vetëm tonat, por të të gjithë gjithë sistemit demokratik. Është një sistem i mbyllur i asfiksuar,  që e ka ngritur pushteti i Ramës, bashkë me oligarkinë financiare që e mban në këmbë.

Ka edhe një betejë që zhvillohet brenda nesh, mes një pale që do të vijojë të jetë përfaqësuese e politikës së vjetër të tranzicionit e 32 viteve më parë është Sali Berisha me Ilir Metën që e kanë mbërthyer me duart e tyre këtë sistem politik, duan të mbërthejnë edhe PD me barra të mëdha në supe të non gratave, të refuzimit nga Perëndimit, me barrën e madhe që nuk i ofrojnë asgjë shqiptarëve.

Dhe e treta fushatë është mbajtja fort e PD të së ardhmes. Kjo fushatë për ne konsiderohet si akti më i rëndësishëm, si gur themeli për një PD qartësisht të ndarë nga korrupsioni, nga non gratat e orientuar nga perëndimi. Në aleancë me SHBA e Mbretërinë e Bashkuar dhe që në 2025 të jetë një alternativë serioze për shqiptarët.

Si do jetë është në dorë të shqiptarëve, një gjë është e sigurtë, orientimi ynë është sot më i fortë se sa dje dhe nesër më i fortë se sot.” u shpreh Alibeaj.

Ndër të tjera, kreu i komanduar i PD foli edhe për garën për Bashkinë e Tiranës, si edhe kandidatin e tyre në këtë garë Roland Bejko.

“Të dhënat tregojnë se në Tiranë, se ka një refuzim të madh ndaj tre përfaqësuesve të vjetër, 80 %ndaj Metës, 70% ndaj Berishës dhe 60 % ndaj Ramës. Nisur nga kjo situatë, që kemi sot, besoj që kandidati ynë është kandidat i lirisë i pakapur pa asnjë lloj hije korrupsioni, daton që nga 1990 me Levizjen studentore, besoj ky është detyrimi që një parti duhet t’i japë si ofertë shqiptarëve.

Në këto kushte s’ka se si të mos them se është në dorë të qytetarëve të Tiranës që të mos kenë as Ramës as Berishën si ofertë politike. Kanë mundësi për të gjetur një politikë ndryshe, që nuk mbart asnjë dozë korrupsioni në dozën e vet. Ne e kemi bërë këtë, do të jetë në dorë të qytetarëve të Tiranës së vendosin fatin e tyre.”u shpreh Alibeaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!