Salernitana ka arritur të mbijetojë në Seria A, edhe pse u mposht me “poker” nga Udinesse, ndërsa në ndeshjen tjetër Venezia mori në Seria A skuadrën e Cagliarit, pasi nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 mes tyre, me sfidën që u mbyll pa shumë histori mes tyre.
Sa i takon ndeshjes mes Salernitanas dhe Udineses, ku miqtë shënuan që në minutën e 6-të të takimit me anë të Deulofeu, ndërsa në të 34’ Nestorovski do të dyfishonte shifrat.
Skuadra Mike nuk kishte mbyllur akoma llogaritë e takimit, pasi në të 42-të do të shënonte edhe golin e tretë me anë të Udogie, ndërsa për 4-0 mendoi Pereyra. /f.a/abcnews.al