Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Salernitana nuk ia del as në “Friuli”, Udinese “rrëmben” një pikë me 10 lojtarë

schedule17:07 - 2 Mars, 2024

schedule 17:07 - 2 Mars, 2024

Salernitana komplikon edhe më shumë objektivin e mbijetesës në Serie A, pasi nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 në transfertën friuliane ndaj “Bardhezinjve” të Udineze, në “Stadio Friuli”, duke mbetur sërish në vendin e fundit të tabelës së kampionatit italian të futbollit.

Skuadra e drejtuar nga Fabio Liverani i dha fund serisë prej tre humbjesh radhazi, por nuk arriti të marrë tre pikët, ndonëse kaloi e para në avantazh me anë të Tchaouna që në minutë ne 10’ të takimit, mirëpo, Udinese riktheu baraspeshën në fundin e pjesës së parë me anë të Kamara, teksa vlen të theksohet se në minutën e 66’ Ebosele la “Bardhezinjtë” me 10 lojtarë, pasi mori kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë, Salernitana nuk shfrytëzoi epërsinë numerike për të marrë tre pikët, teksa Antonio Candreva humbi edhe një mundësi mjaft të mirë shënimi në sekondat e fundit shtesë dhe tashmë falë këtij rezultati, Salernitana mbetet në vendin e fundit me 14 pikë, ndërsa Udinese në vendin e 15-të me 24 pikë. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!