Paulo Sousa është drejt largimit nga Slernitana. Mediat italiane bëjnë me dije se trajneri nuk do të vazhdojë më aventurën e tij me skuadrën nga Selerno, ndërsa nuk kanë munguar ofertat, ku spikat ajo e ardhur nga Napoli.
Ka qenë pikërisht një takim me De Laurentis që ka prishur marrëdhëniet mes Sousas dhe drejtuesve të Salernitanës. Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për trajnerin e ri, ku objektivi kryesor është Gennaro Gattuso, aktualisht pa ekip.
Ndërkohë që dy opsionet e tjera janë Andrea Pirlo dhe Vincenzo Montella. Në rast se dështon pista që sjell Gattuson në Salerno, atëherë drejtori sportiv De Sanctis do të provojë fillimisht për Andrea Pirlon i cili pëlqehet edhe nga presidenti i klubit.