Salah nuk ndalet, goli i tij ndaj Bournemouth lë pas Torres dhe Suarez

schedule23:03 - 7 Mars, 2020

schedule 23:03 - 7 Mars, 2020

Tre sulmuesit më të mirë të Liverpoolit në sezonet e fundit, janë padiskutim Fernando Torres, Luis Suarez dhe Mohamed Salah. Ylli egjiptian po shkëlqen nën urdhrat e Klopp dhe ka fituar dy vite radhazi “Këpucën e Artë” në Premier League.

Sot, Salah shënoi në takimin kundër Bournemouth, që ishte ndeshja e tij e 100-të me fanellën e kuqe në Premier League. Ky gol, ishte i 70-ti për Salah, një rekord fantastik.

Ylli egjiptian ka statistika më të mira se Torres dhe Suarez. Sulmuesi spanjoll ka shënuar 65 gola në 102 ndeshje për Liverpoolin në Premier League, ndërsa Suarez 69 gola në 110 ndeshje. Salah vazhdon të impresionojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!