Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Salah? Më i mirë se Messi&CR7”, deklaratë befasuese e mesfushorit

schedule23:00 - 14 Prill, 2020

schedule 23:00 - 14 Prill, 2020

Mesfushori i Egjiptit, Amr Warda, ka bërë një deklaratë befasuese. Sipas tij, Mohamed Salah është futbollist më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që kanë pushtuar futbollin 15 vitet e fundit.

Për këtë deklaratë befasuese, Warda ka dhënë dhe shpjegimet e tij: “Salah është lojtar më i mirë se Messi e Ronaldo. Si futbollist, jo se është më i miri, por është një shok i shkëlqyer, kështu që duhet ta mbështes atë”.

Kjo deklaratë e bashkëkombësit të Salah, mori menjëherë vëmendje të madhe dhe shumë tifozë, filluan të talleshin me të. Warda është lojtar kyç i Egjiptit, aty ku luan prej shumë vitesh në krah të Salah./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!