Salah: E thjeshtë, vuajtëm pa tifozë. Alisson? I madh, momenti kyç i sezonit

schedule12:58 - 26 Maj, 2021

schedule 12:58 - 26 Maj, 2021

Ky sezon ka qenë i çuditshëm për të gjithë, sidomos për Liverpool. Ekipi i Jurgen Klopp nisi sezonin si kampion në fuqi i Anglisë, por dëmtimet, mungesa e vazhdimësisë dhe forma e dobët, për pak i lanë “The Reds” pa Champions League.

Momo Salah ka bërë një përmbledhje të sezonit, duke treguar edhe momentin vendimtar. Ishte goli i portierit Alisson në minutat shtesë ndaj WBA, që solli tre pikë jetike skuadrën angleze.

Mendoj se kam luajtur mirë këtë sezon, por nuk është çështja se si kam luajtur unë. Diskutimi bëhet si skuadër. Unë mendoj se nëse do të kishim tifozë në stadium, paraqitjet dhe renditja jonë do të ishin më të mira.

Kemi vuajtur shumë këtë sezon prej mungesës së tyre. Kënaqësi e madhe që e luajtëm takimin e fundit të kampionatit me tifozë, ishte fantastike t’i shihje sërish duke na mbështetur. Përmbledhja e sezonit tonë ishte goli i Alisson ndaj WBA, pa dyshim.

Ishte e pabesueshme. Reagimi ynë te ai gol tregon gjithçka. Ishte momenti kur e ndjemë me zemër që do të luanim në Champions League sezonin e ardhshëm. Alisson shënoi golin vendimtar të ndeshjes. Ishte një moment magjik, m’u bë shumë qejfi për të.

Çfarë goditje me kokë, nuk e prisja ta bënte Alisson. E pabesueshme! U tregua madhështor dhe na dhuroi tre pikët“, deklaroi ylli i sulmit të “The Reds”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!