Dëmtimet prekin kampionët e Spanjës. Real Madrid ka marrë disa lajme të këqija këto ditë. Fillimisht ishte sulmuesi Eden Hazard, i cili ka një problem në gju dhe do të mungojë deri në tre javë. Ditën e djeshme Zidane u bë me dhimbje koke sërish.
Dani Carvajal gjithashtu është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy muaj. Vetëm në dhjetor anësori i krahut të djathit mund të kthehet për Realin. Fati i keq nuk i ndahet spanjollëve.
Lojtari i radhës që dëmtohet është Alvaro Odriozola, një tjetër mbrojtës i djathtë. Real Madrid bën me dije se ka një shqetësim në pulpën e këmbës së majtë dhe mbetet të përcaktohet koha e rikuperimit. /abcnews.al