Saint-Maxim si agjent merkatoje, Newcastle afron ish-muratorin australian

schedule20:34 - 26 Tetor, 2020

schedule 20:34 - 26 Tetor, 2020

Ndodh edhe kështu. Klubi i Newcastle ka firmosur me Florent Indalecio, i cili është miku i ngushtë i Allan Saint-Maximin. Më saktë ka qenë një rekomandim i yllit të ekipit për ta transferuar shokun e tij, i cili për herë të fundit ka luajtur në kategorinë e katërt në Australi.

“Ne kemi vendosur ta marrim atë dhe të shikojmë se si do të shkojë këtë vit. Florent erdhi së bashku me Allanin këtë verë në kamp dhe vumë re se ai ka diçka. Nëse ai do ta tregojë tek ekipi i U23 që ka vlera, atëherë mund  të luajë dhe me ekipin e parë. Sigurisht që ka talent, ndryshe nuk do të hynte fare. Nuk duhet të harrojmë se ne e kemi marë vetëm se është shoku i Allan”, deklaron tekniku i Newcastle, Steve Bruce.

“Objektivi im është që të luaj mirë me ekipin e U23 për të provuar se kam aftësi për të luajtur në një nivel më të mirë. Më parë nuk kam folur kurrë anglisht dhe kam ditur vetëm përshëndetjet. Në Australi mësova disa fjalë në një kantier ndërtimi, ku punoja vetë. Shokët e mi luanin në Francë futboll, ndërsa unë përfundova si murator. Por, sot jam një lojtar i Newcastle dhe jam shumë krenar për veten”, mbyll Indalecio. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!