Saimir Kristo, për herë të dytë është përzgjedhur si nominues i pavarur për të çuar 5 objekte të arkitekturës shqiptare në konkursin e famshëm “Mies van der Rohe”.
Arkitekti tashmë është kthyer në një gjuhëtar objektesh publike dhe private, të denja për t’u nominuar për çmimin prestigjoz.
Objekti duhet të ketë këto elementë që të pranohet në këtë konkurs.
“Të qenurit i hapur me publikun ne komunikim me kontekstin. Duke ofruar marrëdhenie me diellin, me peisazhin dhe sigurisht që këto janë vlera që kërkohen”, thotë ai.
Edhe pse Tirana është qyteti, ku ndodhin ndërtime të mëdha, Kristo nuk e ka përzgjedhur ende, edhe pse ai ka nominuar 4 objekte të tjera në jug të Shqipërisë, Gjiri i Lalzit dhe Shkodër.
Në këndvështrimin e arkitektit, Tirana këto 30 vite ka humbur shumë nga peizazhi natyror dhe arkitektura historike.
“Vlerat e trashëgimisë në qytet janë në rrezik. Jo vetëm me shkatërrimin e objekteve historike, por edhe mbi të ardhmen çfarë kanë mbetur nga trashëgimia jonë”, thotë ai.
Vilat tipike Tiranës, shume prej tyre janë rrënuar. Ato qe kane shpëtuar sipas Kristos duhen restauruar, për të ruajtur gjurmët e arkitekturës 400 vjeçare .
“Një punë shumë të mirë që ka bërë arkitekte Vera Bushati, e cila ka kryer këtë publikim me vitet e Tiranës, por duke qenë se vilat ndodhen para këtyre ndërtesave shumë katëshe, ndonjëherë humbja e tyre bëhet e papritur”, shprehet Kristo.
Nga ana tjetër ai thotë se ka ardhur koha që të merret parasysh mendimi i specialisteve, jo vetëm si forme , por edhe si fuqi vendimarrëse.
“Mungon debati jo vetëm i profesionistëve, por mungon edhe debati i atyre që kanë fuqi vendimarrëse”, thotë ai.
Ndërtesat shumë katëshe i kane humbur magjinë e shijimit të malit të Dajtit në shumë banesa.
“Nëse në çdo ballkon shihje malin e Dajtit, ky është një fenomen që ka humbur. Kemi humbur këtë marrëdhënien e malit dhe diellit. Por edhe pse pas viteve ‘90u krijuara ky kaos, ka hapësira të tjera për të zhvilluar qytetin”, shprehet Kristo.
Specialist i arkitekturës, thotë se binomi i arte është restaurimi i objekteve historike dhe ruajtja e tyre, ndërthurur me hapësirat e zhvillimit të qytetit
Në muajin gusht arkitekti Saimir Kristo do të propozojë 5 objekte si në vitin 2017 si “Nominues i Pavarur” për Shqipërinë në çmimin Evropian të Arkitekturës – Mies van der Rohe. /abcnews.al