Sahiti i pakënaqur me pjesën e parë: E filluam keq, Challandes në gjendje të mirë

schedule20:57 - 11 Nëntor, 2020

schedule 20:57 - 11 Nëntor, 2020

Kosova u drejtua nga stol nga Muharrem Sahiti sot. Bernard Challandes është infektuar me Covid-19 dhe në vend të tij u ul ndihmësi shqiptar, i cili foli për Supersport rreth humbjes 2-1 me Shqipërinë dhe gjendjes së trajnerit helvet.

NDESHJA – “Sigurisht është një rezultat negativ kur humb, e filluam keq pjesën e parë, ishte një ndeshje jo e mirë, pa ritëm, pa intensitet, pa dëshirë. Pjesën e dytë ishim më të mirë, por jo mjaftueshëm”.

CHALLANDES – “Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, para ndeshjes me Slloveninë do të testohet dhe të shohim si do të rezultojë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!