Sahiti: Dy rastet që ndikuan në rezultat, po rikthejmë vetëbesimin e humbur

schedule23:29 - 15 Nëntor, 2020

schedule 23:29 - 15 Nëntor, 2020

Muharrem Sahiti ka zëvendësuar Bernard Challandes (pozitiv me Covid-19) në stolin e Kosovës në dy takimet e fundit, vëllazëroren ndaj Shqipërisë dhe sfidën e e mbrëmjes së sotme kundër Sllovenisë për Nations League.

Dardanët u mposhtën 2-1, edhe pse zhvilluan ndeshjen më të mirë të kohëve të fundit. Një penallti tepër e dyshimtë e kthyer në gol nga Ilicic në minutat shtesë, i dhuroi tre pikët vendasve, teksa 55-vjeçari nga Vitia foli për Supersport për ndeshjen e djemve të tij.

Nëse i analizon rrethanat, neve na ka penalizuar shumë pandemia, por do të dalim prej kësaj situate. Jemi shumë të kënaqur me reagimin e lojtarëve, sidomos pas ndeshjes me Shqipërinë dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme.

Penalltinë më shumë dëshirë do ta shikoj, pasi nuk e kam parë. Është edhe rasti i minutën së nëntë, dy raste që ndikuan në lojë. Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik për të kthyer vetëbesimin. Edhe në këtë ndeshje kemi pasur shumë mungesa, kemi punuar shumë në aspektin psikologjik për këtë ndeshje.

Jam shumë i zhgënjyer që së paku nuk u shpërblyem me një pikë, por jam shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve. Vetëbesimi për të ardhmen na rritet falë këtyre lojërave të mira“, përfundoi Sahiti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!