Sahit Muja, miliarderi shqiptar/ Investitori kryesor në 50 sipërmarrje minerare: Kemi minierën që prodhon kromin me cilësinë më të lartë në botë

schedule10:46 - 31 Maj, 2024

schedule 10:46 - 31 Maj, 2024

Miliarderi shqiptar nga Tropoja që jeton në New York, Sahit Muja, i njohur për biznesin e mineraleve ishte i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News.

Muja është investitor në 50 sipërmarrje minerare, ku ka investuar edhe në Shqipëri. Ai rrëfeu momentin që u largua nga Shqipëria, ku tha se fillimisht shkoi në Greqi, Itali, Turqi dhe më pas në Zvicër.

“Investoj në Shqipërinë industrinë minerare dhe ekologjike ku nxirren nikel, kobalt. Aktualisht jetoj në Neë York, por vij shpesh herë edhe në Shqipëri. Kjo lule rritet në Tropojë dhe kemi ndërtuar plantacione të mëdha. 80 përqind e baterive të Elon Musk kanë nikel dhe ne po investojmë që ta shesim tek ai. ne përdorim magnezin, magnezi është pasuria e dytë minerare pas kromit.

Në një udhëtim, një shkencat më tha që të shoh mundësinë të investoj në magnez. Tani kemi minierën që prodhon kromin me cilësinë më të lartë në botë, 65.16 përqind. Kemi bërë dikur 7 vite investime në Tropojë dhe kemi arritur të prodhojmë një krom që askush nuk e a besuar. Kanë ardhur nga Amerika dhe e kanë parë që është shumë i pastër, janë bërë dhe analizat në Amerikë. Kromi është ngjyruesi i shumë gjërave. Shqipëria ka qenë vendi i parë në botë për cilësinë e kromit. Kur po kërkonim për krom, bëmë shumë zbulime. Ne gjetëm këtë magnez, është më i pastri që bota ka sot më sot. Shqipëria është mjaft e pasur me magnez, sidomos veriu.”, tha ai.