Saga e përplasjeve të përgjakshme, si nisi kalvari i vrasjeve në Elbasan në vitin 2005

schedule11:42 - 11 Tetor, 2020

schedule 11:42 - 11 Tetor, 2020

Saga e vrasjeve në Elbasan e ka zanafillën pikërisht në vitin 2005, kur në një lokal pranë Universitetit ku tre persona, një prej të cilëve dyshohet se ishte Gentian Beqiri plagosën me armë zjarrin Sokol Çapjen pasi iu kërkuan klientëve të uleshin përtokë.

Ky i fundit u dërgua në spital por nuk mund t’u mbijetojë plagëve të rënda në trup. Vrasja e tij dyshohet se u krye pas një konflikti për 15 mijë euro që kishte pasur ai me Dritan Shemen. Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta.

2006

Një vit më pas në vitin 2006, në një banesë në kryeqytet u vra Dritan Sheme, një prej autorëve të vrasjes së Sokol Çapjes. Po në atë vit mbeti i vrarë kunati i Fadil Memës, Ardian Ibrahimi, i cili u qëllua pranë autoshkollës që ishte në pronësi të Memës.

2009

Në vitin 2009, u vra ish- efektivi i antidrogës së Elbasanit Roland Rexhepi, i njohur edhe me nofkën Doda.

2012

Viti 2012 shënon vrasjen e dy-fishtë të rikthyer në vëmendje ditën e sotme pas arrestimit të një prej autorëve, Jorgo Leku. Në banesën e tij u vra Gentian Beiqiri, bashkë me babanë e tij Nezir Beqiri. (Lexo këtu si ndodhi ngjarja).

2015

Fadil Mema, 54 vjeç, u vra me gjashtë plumba pistolete nga më shumë se dy persona me 14 Mars të vitit 2015 në Torino të Italisë. Mema kishte shërbyer për shumë vite si oficer policie në Elbasan dhe prej kohësh punonte si shpërndarës gazetash në Itali. Djali i tij Eltoni iu tha mediave italiane se ata i dinin autorët e vrasjes së babait të tij.

2016

Në shkurt të vitit 2016 u vra me armë zjarri një tjetër anëtar i fisit Çapja, Agron Çapja, si dhe dy personave të tjerë: Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli.

Shënjestër e radhës e atentateve të përgjakura ka qenë pikërisht Ardian Çapja, vëllai i Sokol Çapes

Më 2017 disa persona të paidentifikuar kishin modifikuar automjetin e përdorur prej tyre në mënyrë identike me atë të një prej fqinjëve të fisit Çapja, duke përdorur dhe targa të falsifikuara me numra të njëjtë.

Pasi e kanë mbajtur nën vëzhgim për disa ditë, autorët kanë ndërhyrë në momentin kur Ardian Çapja po dilte nga banesa e tij. Ata qëlluan nga një distancë e largët, por ku ai ka dëgjoi të shtënat dhe u fut në banesë. Ndërkohë në 6 gusht 2017 atë tentuan ta vrisnin me anë të një predhe e cila nuk shpërtheu. (Lexo ketu atentatet ndaj Ardian Çapjes).

Përplasjet në Elbasan

26 Dhjetor 2005 vritet Sokol Çapja
28 Maj 2006 vritet Ardian Ibrahimi
15 Gusht 2012 vritet Gentian Beqiraj
15 Gusht 2012 vritet Nezir Beqiraj
14 Mars 2015 vritet Fadil Mema
03 Shkurt 2016 vritet Eno Badelli
03 Shkurt 2016 vritet Ardit Sinakolli
03 Shkurt 2016 vritet Agron Çapja

/mv. abcnews.al