Saga e pengmarrjes së nënës së dy fëmijëve nga Durrësi, flet rrëmbyesi: Nuk e mora me forcë, erdhi vetë

schedule10:29 - 2 Gusht, 2022

schedule 10:29 - 2 Gusht, 2022

Marjus Musaku, autori i cili u arrestua sot për rrëmbimin e Ersida Dyrmishit, nënë dy fëmijëve nga Durrësi ka dëshmuar në polici.

Musaku ka thënë se nuk e mori me forcë 30-vjeçaren dhe se ajo shkoi  vetë te ai.

Ai pretendon se e çoi vetë 30-vjeçaren në Komisariat.

Lexo edhe: E zhdukur prej 7 ditësh, gjendet nëna e dy fëmijëve nga Durrësi: Rrëmbyesi më mbajti peng

“Erdhi me dëshirën e saj. Nuk e kam marrë forcërisht, po erdhi me dëshirën e saj. Po ta kisha marrë me forcë nuk do ta sillja vetë në komisariat. Kemi njohje me njeri tjetrin”, tha Marjus Musaku.

Marjus Musaku është dënuar në të kaluarën për një tjetër pengmarrje.

Arrestimi i 32-vjeçarit u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshorti), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi Musaku ka marre peng  30-vjeçaren,  duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një banesë.

Sipas tyre Musaku  ka detyruar Ersida Dyrmishin  për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Ersida Dyrmishi ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
/abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!