Safet Gjici uron Partizanin për titullin

schedule22:30 - 13 Maj, 2019

schedule 22:30 - 13 Maj, 2019

Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici gjate një interviste për Abc News uroi Partizanin për titullin kampion por theksoi se skuadra me e mirë ne letër është skuadra që ai drejton.

Urimi për Partizanin në këtë titull vjen edhe nga presidenti i Kukësit, Safet Gjici, që mendjen e ka te Tirana në trofeun e Kupës, por kërkon të konsolidojë sidoqoftë edhe vendin e dytë. Krye i klubit verior që gjen kohën nga axhenda elektorale të merret edhe me skuadrën, sërish nuk mungon në apelin e urimeve për skuadrën kampione.

Gjici: “Unë nuk jam si ata që na uruan pak. Normalisht kampionatin e ka marrë Partizani dhe i uroj suksese ta gëzojnë titullin Partizani pas 26 vitesh. Kjo lojë, ky sport kështu e ka. Nuk është e thnë që të dali një ekip çdo vit kampion. Natyrisht edhe ne kemi pas problemet tona. Nuk është se Partizani ka pasur një konkurrencë të fortë”.

Kush është skuadra më e mirë në letër, sepse me renditje ajo është kampionia e re e futbollit. Për këtë Gjici ka një përgjigje.

Gjici:Në letër realisht është Kukësi dhe këtë do e besojë edhe vetë Partizani. Por në rezultat është Partizani me meritë aty ku është ka marrë titull, sepse ne jemi kundërshtarë në futboll po presidentët e klubeve kanë investuar qoftë Gaz Demi, qoftë të tjerë. Natyrisht është mirë që ka fituar Partizani pas 26 vitesh, ta gëzojë”.  

Sidoqoftë, nisur edhe nga përvoja e vet, ku ka marrë gjithçka, sërish vetë kreu Kukësin njësi matëse për Partizanin shikon kupat e Evropës, dhe kryesisht prezencën në Ligën e Kampioneve.

Ndërkaq, çdo gjë është e fokusuar te Kupa. Një tjetër takim sot mes presidentit, trajnerit e drejtorit sportive të klubit. Gjici kërkon të plotësojë palmaresin e klubit verior edhe me trofeun e Kupës së Shqipërisë, ajo që I mungon kësaj skuadre dhe që e luan me Tiranën në 2 Qershor./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!