Vlerat ushqyese dhe shëndetësore të vajit të ullirit janë të padiskutueshme, por ka situata në të cilat nuk këshillohet përdorimi i tij.
Vaj ulliri për skuqje
Vaji i ullirit është jashtëzakonisht i mirë për shëndetin e zemrës, por bëhet i dëmshëm kur e ekspozojmë në temperatura të larta. Edhe pse kjo temë shkakton shumë polemika, është më mirë të parandalohen dëmet e mundshme. Ajo që mund të themi me siguri është se ngrohja shkatërron strukturën e vajit.
Për skarë
Ka shumë receta marinimi që përmendin vajin e ullirit. Edhe pse nuk është i dëmshëm, është krejtësisht i panevojshëm përdorimi i vajit të ullirit për këto qëllime, sepse ai thjesht digjet. Në fakt, mishi dhe perimet për pjekje nuk kanë nevojë të lyhen me vaj.
Mjafton të lyeni me vaj grilat e skarës dhe të marinoni ushqimin me erëza të thata.
Vaj ulliri për fytyrën
Shumë njerëz përdorin vaj ulliri edhe për qëllime kozmetike, më së shpeshti si maskë flokësh, vaj masazhi ose kujdes për lëkurën. Megjithatë, kur bëhet fjalë për fytyrën, vaji i ullirit duhet shmangur. Arsyeja për këtë është se vaji i ullirit është i trashë dhe bllokon poret, kështu që njerëzit e prirur ndaj akneve duhet ta eliminojnë atë nga rutina e tyre e bukurisë. /abcnews.al