Sadio Mane mund të investojë në një klub futbolli në Francë. Që prej muajit tetor, 28-vjeçari i Liverpool ka nisur bisedimet me klubin francez të ligës së katërt, Bourges Foot.
Mane dëshiron të investojë në ndërtimin e akademisë dhe krijimin e një ekipi femrash. Bëhet fjalë për interesim real dhe ai e ka një projekt, gjë që konfirmohet edhe nga kryetari i Bourges, Yann Galut.
“Marrëdhëniet dhe shkëmbimet e informacionet që kemi me Sadio Mane janë serioze. Kontaktet me bashkinë janë reale. Nuk e di a do të kenë sukses apo jo, duke pasur parasysh gjendjen anembanë dhe krizën.
Mund të them se Mane do kishte ardhur në Bourges për të folur nëse nuk do të ishte për COVID-19. Më pëlqen fizionomia e Mane, ka interes dhe jemi entuziastë”, është shprehur mes të tjerash Yann Galut për “Le Berry Republicain”. /abcnews.al