Sa i përket Topit të Artë, sulmuesi senegalez ka qenë plot lëvdata për Karim Benzema (34 vjeç).
Konkretisht, ai konsideron se ylli i Real Madridit duhet ta fitojë këtë çmim prestigjioz në Paris. Një ceremoni që do të zhvillohet në Teatrin Chatelet të hënën e ardhshme, më 17 tetor, shkruan abcnews.al.
“Sinqerisht, unë mendoj se Benzema e meriton, deri tani, të fitojë Topin e Artë këtë vit. Dhe unë jam shumë i lumtur për të. Sezoni i tij me Madridin ka qenë spektakolar, duke fituar Ligën e Kampionëve tha ai për Bernabeu Digital. Mendoj se Benzema e meriton më shumë. E them sinqerisht”. /G.D abcnews.al/