Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Sadiku prezantohet te klubi i ri: Nuk tërhiqem kurrë, jam luftëtar

schedule12:52 - 23 Korrik, 2022

schedule 12:52 - 23 Korrik, 2022

Armando Sadiku do të nisë një tjetër aventurë në Spanjë ku është prezantuar te Cartagena në La Liga 2. Sulmusi shqiptar është i bindur se do të japë maksimumin për skuadrën në fushë.

“Unë do të jap gjithçka për ekipin, jam një luftëtar. Do të luftoj për çdo top dhe nuk tërhiqem kurrë pas. E gjithë energjia ime do të jetë për ekipin në mënyrë që të mbledhim sa më shumë pikë të jetë e mundur në sezonin e ri.

Në La Liga 2 konkurrenca është e lartë dhe të gjithë skuadrat kanë cilësi. Kjo është diçka që të mban të motivuar. Me Cartagenën kam mbajtur bisedime edhe në vitin e kaluar, por në fund tratativat nuk u finalizuan dhe unë zgjodha një rrugë tjetër. Por, këtë vit më pas u binda për të firmosur  dhe jam shumë i lumtur por edhe i bindur për zgjedhjen time”, u shpreh Sadiku./ h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!