Sadiku në udhëkryq: S’e di çfarë do të ndodhë, refuzova një ofertë në janar

schedule12:17 - 4 Maj, 2020

schedule 12:17 - 4 Maj, 2020

Armando Sadiku u huazua nga Levante te Malaga verën e kaluar. Kartonin e sulmuesit të kombëtares e zotëron klubi i La Ligas, me të cilët ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai ka zhvilluar një sezon shumë të mirë te Malaga dhe këtë sezon numëron 10 gola të shënuar në Segunda Division.

28-vjeçari ka folur rreth së ardhmes për Diario Sur, aty ku zbulon se refuzoi një ofertë në merkaton e janarit. Lojtari nga Elbasani ndihej mirë në skuadrën andaluziane dhe vendosi të mbyllte sezonin te Malaga.

Kam dhe një vit kontratë me Levanten. Do të bisedojmë për të ardhmen time kur të kthehem në stërvitje, por deri tani askush nuk më ka informuar se çfarë do të bëhet me mua pas 30 qershorit. Ndihem mirë te Malaga, në janar refuzova një ofertë që ma paraqiti menaxheri.

Është një situate e vështirë për të ardhmen, është herët për të folur tani. Të shikojmë se si do të rrjedhin gjërat, nëse do të rri te Malaga apo do të kthehem te Levante. Jam në një situatë ku nuk di se çfarë do të ndodhë me mua”, thekson Sadiku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!