Armando Sadiku është një futbollist që nuk kënaqet kurrë me atë që ka arritur. Sulmuesi nga Elbasani u transferua te Malaga (në huazim nga Levante) në La Liga 2 verën e kaluar dhe deri tani ka shënuar 10 gola me skuadrën andaluziane. 28-vjeçari ka folur rreth vështirësive të së kaluarës, sakrificave të madhe dhe objektivave të tij në një bisedë me Senen Moran, teksa komenton edhe për suksesin e madhe me Shqipërinë në Euro 2016 dhe e mbyll me idhujt e tij.
MALAGA – “Po bëjmë një punë të mirë me Sergio Pellicer, trajnerin e ri të skuadrës. Me të ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur te Malaga. Tifozët më duan dhe më kanë mbështetur gjithmonë. Do të doja të vazhdoja të luaja këtu, por nuk e kam unë në dorë”.
OBJEKTIVAT – “Skuadra ka dhënë maksimumin në fushë, shpresoj të arrijmë një rezultat të mirë në fund të sezonit. Mendoj gjithmonë për play-off dhe besoj se do të arrijmë në këtë faze. Nëse shënoj tre gola dhe nuk fitojmë, atëherë është kot. E para vjen skuadra. Dua të shënoj në minutën e fundit dhe të marrim tre pikët. Deri tani kam shënuar 10 gola, por kurrë nuk jam i kënaqur me veten time. Gjithmonë dua më shumë. Jam i sigurt që do të shënoj shumë gola për Malaga kur të kthehemi për të luajtur”.

FËMIJËRIA – “Ka qenë shumë e vështirë për mua kur kam qenë fëmijë. Nuk kam qenë asnjëherë në një shkollë futbolli. Jam rritur me futbollin në rrugë. Këtu në Spanjë she ndryshe, ka shumë mundësi. Prindërit në Spanjë i dërgojnë fëmijët në stërvitje, kurse unë kam qenë vetëm. Ecja në këmbë ose merrja dy autobuzë për të shkuar në stërvitje”.
KËMBËNGULJA – “Nuk kam qenë më i miri gjatë moshës 10-14 vjeç, por ndieja që një ditë do të bëhesha lojtar profesionist. Gjithmonë flija me uniformën veshur dhe me topin pranë krevatit. Kam patur kolegë që kanë qenë më të mirë se unë, por unë ia dola. Duhet shumë punë dhe këmbëngulje. Më kanë penalizuar shumë dhe dëmtimet. Arrita në La Liga dhe tani jam te Malaga”.
KOMBËTARJA – “Euro 2016 është eksperienca ime më e mirë në karrierë. Ka qenë ëndrra ime që në fëmijëri. Jam i bindur që do të luaj një tjetër Europian ose Kupë Bote. Idhujt e mi? Ronaldo fenomeni ka qenë ai të cilit i jam referuar. Idhull kam Zlatan Ibrahimovic”. /abcnews.al

