Dy futbollistët shqiptarë, Armando Sadiku dhe Keidi Bare, kanë folur pak çaste më parë për faqen zyrtare të Malaga, sapo përfunduan seancën stërvitore. Dy futbollistët kuqezi ishin në të njëjtën “faqe”, duke thënë se iu mungon jeta normale, madje dhe gjërat e vogla, si një përqafim apo një shaka në grup.
“Më mungon gjithçka nga jeta e mëparshme. Më mungojnë dhe shakatë që bënim me shokët e skuadrës në stërvitje. Më mungon përqafimi në grup dhe të qeshurat me zë të lartë. Shpresoj dhe uroj që të kalojë sa më shpejt kjo situatë dhe të kthehemi në normalitet”, tha Keidi Bare.
Ndërsa Sadiku, shtoi: “Një përqafim miqësor po i mungon të gjithëve. Jam shumë i lumtur që po prek sërish topin, mbi barin e La Rosaleda (kompleksi stërvitor i Malaga). Tani të rikthehemi në stadium dhe të ndeshemi me rivalët. Më mungon gara”, u shpreh numri 9 i Malaga./abcnews.al