Sacchi: Juventusi favorit, Allegri fitues. Interi? Tre humbje janë shumë…

schedule16:40 - 17 Gusht, 2021

schedule 16:40 - 17 Gusht, 2021

Ekipet italiane janë gati për sezonin e ri. Serie A fillon në fundjavë me duelin Inter-Genoa (21 gusht, 18:30), teksa interesante dhe tepër e luftuar parashikohet gara për titullin kampion. Ish-trajneri i famshëm italian, Arrigo Sacchi flet rreth duelit për kreun në analizën për GDS.

75-vjeçari fokusohet te Juventusi dhe kampionët në fuqi të Interit. “Juventusi niset si favorit, pasi Interi ka humbur dy lojtarë të rëndësishëm si Lukaku dhe Hakimi, por mbi të gjitha ka humbur udhëzuesin: Antonio Conten, i cili bëri një punë të jashtëzakonshme te zikaltrit.

Ai arriti të përmbysë parashikimin e sezonit të kaluar, që shihte Juven favorite për titullin. Allegri? Max e di se si fitohet, është një trajner pragmatist, përveçse një takticien i shkëlqyer. Ai e njeh mirë rrugën që të dërgon te fitorja dhe suksesi.

Juventusi i tij nuk ka qenë gjithmonë bindës, por në Itali ka rëndësi rezultati dhe Allegri di ta marrë atë. Nuk u habita që e rikthyen në stol, por përsëritja e sukseseve nuk është kurrë e thjeshtë. Sidoqoftë, bardhezinjtë kanë një kontingjent të pasur dhe plot cilësi“, deklaroi Sacchi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!