Sabien Lilaj duket se do të transferohet te Prishtina. Mesfushori i njohur shqiptar, pas një aventure në Izeael, pritet të firmosë për Prishtinën.
Madje, Lilaj është fotografuar duke drekuar me disa zyrtarë të klubit kryeqytetas. Klubi i Prishtinës ka publikuar dhe një status provokues…
“Tjetër nivel, from Israel”, shkroi klubi kosovar, por kjo gjë tregon edhe më shumë që Lilaj është shumë pranë firmës.
Por, vetëm pak minuta pas këtij postimi, ka ardhur dhe zyrtarizimi i Lilajt. Mesfushori ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, me rrogë sezonale 83 mijë euro./abcnews.al