Sa zgjat një përqafim perfekt?

schedule10:55 - 9 Prill, 2022

schedule 10:55 - 9 Prill, 2022

Por kërkoni t’i jepni të dashurit tuaj përqafimin perfekt? Psikologët thonë se përqafimet duhet të zgjasin nga pesë deri në 10 sekonda. Sipas tyre, përqafimet më të gjata ofrojnë një nxitje të menjëhershme të kënaqësisë në krahasim me ato më të shkurtra (që zgjasin vetëm një sekondë), sipas Country Living.

Një grup pjesëmarrësish me sy të lidhur u përqafuan për një sekondë, 5 ose 10 sekonda dhe raportuan se sa e këndshme ishte ndjesia. Pandemia i privoi njerëzit nga përqafimi kur ata kishin më shumë nevojë, kështu që nuk është çudi që përqafimet më të gjata u vlerësuan si më të mirat, shkruan abcnews.al.

“Ne parashikojmë që studimet e paraqitura këtu do të ofrojnë një bazë për kërkime të ardhshme mbi prekjen e këndshme, veçanërisht për kërkimet mbi përqafimet, të cilat janë shumë të përhapura, por ende të nënstudiuara gjerësisht.”, thanë studiuesit në punimin e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!