Kryetari i komunës Zubin Potok në veri të Kosovës, Izmir Zeqiri në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, foli për zgjedhjet në veri të Kosovës.
Ai u ndal te numri i votuesve në veri, ku tha se listat janë të fryra dhe se ka banorë që nuk jetojnë në ato komuna.
“Do të flisja për komunën Zubin Patokun, ku banorë rezident janë 3-4 mijë. Lista serbe ka parë pamundësinë e saj për të grumbulluar votuesit serbë. Kjo është mësuar që zgjedhjet të bëhen pa monitorim. Me ekipe të mirë orkestruara. Nuk i shkon për shtet listës serbe. Numri i votuesve në listat zgjedhore është më i ulët nga se deklarohet. Ata kanë bërë thirrje për të mos dalë të zgjedhje.Unë kam komunikim edhe me qytetarët serbë. Për momentin jam si kryetar i pranueshëm për pjesën më të madhe. Në një formë serbët janë befasuar për punën time dhe të kabinetit tim.
Në listat e votuesve bëjnë pjesë edhe personat që nuk jetojnë këtu, por që mund të jetojnë në Serbi apo edhe në Shqipëri. Kemi në listat e votuesve, njerëz që aktualisht nuk banojnë këtu por diku tjetër.“, tha ai. /abcnews.al