“Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do punësohet…”, pas deklaratës shkarkohet drejtori

schedule18:41 - 17 Maj, 2021

schedule 18:41 - 17 Maj, 2021

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se ka liruar nga detyra drejtorin e Arsimit, Ismet Ferizi, për një deklarim të cilin e ka quajtur skandaloz. “Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim”, është shprehur Ferizi.

“Pas këtij deklarimi skandaloz të njëjtin e kam larguar nga takimi. Ky diskriminim në baza fetare për mua ka qenë i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ku për pasojë më është dashur të marrë veprimin e lirimit nga detyra, pasi që ai nuk ka reflektuar në qëndrimin e tij edhe pas këtij takimi.

Përndryshe, Drejtori i Arsimit nuk ka asnjë kompetencë dhe përgjegjësi për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, pasi që përzgjedhjen e tyre e bën komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës.

Ndryshe, sot kam miratuar përzgjedhjen e drejtorëve të rinj, të cilët janë rekomanduar nga komisioni. Kjo dëshmon se pretendimet për ndërhyrje në këtë proces nga unë, kanë qenë shpifje ndaj meje si kryetar komune. Suksese drejtorëve të rinj të shkollave në punën e tyre”, ka shkruar Bahtiri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!