Të brendshmet janë veshjet më delikate dhe kur vjen puna tek larja duhet treguar shumë kujdes. Një nga dilemat më të mëdha janë reçipetat: Duhet t’i lajmë në lavatriçe apo me dorë? Pas çdo përdorimi, çdo javë apo më rrallë?
Ekspertët thonë se reçipetat duhet të lahen pas çdo përdorimi të dytë apo të tretë. Ata argumentojnë se kur i mbani veshur për 10-12 orë në ditë, ata jo vetëm që mbledhin vajra nga lëkura dhe deodoranti, por humbasin formën e tyre.
Ekspertët sugjerojnë të përdorni një detergjent të lehtë dhe larjen me duar. Lërini për 4-5 minuta dhe më pas shpërlajini, dhe lërini të thahen jashtë. Larja në lavatriçe nuk rekomandohet kurrsesi. Forma e tyre do të humbasë dhe nuk do të rrinë më ashtu siç ju rrinin më parë kur i keni blerë. /abcnews.al