Sa shpesh duhet t’i lani flokët?

schedule13:41 - 12 Nëntor, 2021

schedule 13:41 - 12 Nëntor, 2021

Shumë njerëz zgjedhin t’i lajnë flokët çdo ditë për një pamje të freskët dhe të pastër. Megjithatë, larja e tyre me shampo shumë shpesh mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Bright Side rendit disa arsye pse nuk duhet t’i lani flokët çdo ditë.

Varet nga lloji i flokëve tuaj

Sa shpesh duhet t'i lani flokët, sipas shkencës

Nëse keni flokë të hollë dhe delikatë, mund të dëshironi t’i lani ato shpesh sepse mbulohen lehtësisht nga sebumi dhe duken shumë më shpejt të yndyrshëm. Njerëzit me flokë të thatë ose kaçurrela duhet t’i lajnë ato shumë më rrallë dhe larja e tyre me shampo çdo dy ditë do të ishte e mjaftueshme.

Flokët tuaj janë të yndyrshëm

Sa shpesh duhet t'i lani flokët, sipas shkencës

Kur flokët bëhen të yndyrshëm, mund të tundoheni t’i lani menjëherë por vaji që prodhon skalpi është në të vërtetë thelbësor për shëndetin e tyre. Larja e flokëve në baza ditore mund t’i dëmtojë flokët. Kur skalpi thahet, mund të prodhojë më shumë sebum, prandaj rekomandohet t’i lani çdo 2 ose 3 ditë.

Ju stërviteni shumë

Sa shpesh duhet t'i lani flokët, sipas shkencës

Kur kaloni shumë kohë në palestër, bën që t’i lani flokët çdo ditë, dhe në këtë mënyrë e mbroni kokën nga infeksionet mykotike dhe poret e bllokuara. Por nga ana tjetër, mund të ngadalësoni rritjen e tyre dhe madje të shkaktoni rënie.

Flokët tuaj janë të lyer

Sa shpesh duhet t'i lani flokët, sipas shkencës

Në mënyrë që ngjyra e flokëve të zgjasë sa më shumë, duhet t’i lani flokët sa më rrallë. Larja e tyre me shampo dy ose tre herë në javë është e mjaftueshme për t’i mbajtur të pastra dhe për të zgjatur sa më shumë ngjyrën.

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!