Sa shpesh duhet t’i lajmë fëmijët?

schedule20:20 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 20:20 - 12 Dhjetor, 2021

Larja e foshnjave është një çështje për të cilën shumica e prindërve të rinj kanë shumë pyetje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, banja e parë e të porsalindurit duhet të bëhet të paktën 24 orë pas lindjes. Bebi bën banjën e tij të parë në maternitet ku keni mundësinë të shikoni mamitë dhe t’i bëni çdo pyetje që mund të keni.

Pasi të ktheheni në shtëpi dhe derisa të bjerë kordoni i kërthizës, ekspertët rekomandojnë të lani foshnjën një ose dy herë në javë, por bëni kujdes që të mos lagni zonën e kordonit të kërthizës. Përndryshe, mund ta mbani fëmijën tuaj të porsalindur të pastër duke e fshirë me një copë pambuku në fytyrë dhe në të gjithë trupin.

Bebe 1 – 3 muaj

Pasi të bjerë kordoni i kërthizës, tani do të mund ta lani normalisht foshnjën. Gjatë gjithë banjës, sigurohuni që ta mbani fëmijën tuaj me kujdes. Sërish sipas ekspertëve, mjafton që larja të bëhet një ose dy herë në javë.

3-6 muajsh

Në këtë moshë ju mund ta lani fëmijën tuaj më shpesh, të paktën tre herë në javë. Megjithatë, është e rëndësishme të siguroheni që zona e pelenave të jetë gjithmonë e pastër.

6-12 muajsh

Nga muaji i gjashtë e tutje, foshnjat bëhen shumë më aktive. Ata zvarriten dhe përpiqen të hedhin hapat e parë. Në mënyrë të pashmangshme ata do të kenë nevojë për një dush më shpesh dhe përveç kësaj një banjë para gjumit mund të jetë edhe një pjesë e rëndësishme e rutinës së tij të gjumit.

Pse nuk duhet ta lani fëmijën tuaj çdo ditë: Lëkura e foshnjës është shumë më e ndjeshme. Pra, larja e përditshme mund të ketë efektin e kundërt të asaj që dëshironi dhe të shkaktojë sëmundje të lëkurës së foshnjës si ekzema dhe skuqje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!