Sa shpesh duhet të lani pizhamet tuaja?

schedule19:25 - 16 Shkurt, 2022

schedule 19:25 - 16 Shkurt, 2022

Një pyetje që ka shumë përgjigje të mundshme është se sa shpesh duhet t’i lajmë pizhamat tona. Nëse e mendojmë mirë, të gjithë e dimë që të brendshmet duhen larë pas çdo përdorimi, megjithatë pizhamet që vishen vetëm brenda dhe zakonisht pas një dushi apo banje të këndshme, duket se janë të kota për t’u larë sa herë që i vishni.

Nga ana tjetër, megjithatë, ia vlen të mendoni se sa papastërti grumbullohen në pizhamet tuaja, edhe nëse nuk dilni me to. Vajrat e trupit, djersa, bakteret dhe produkte të ndryshme për kujdesin e trupit (p.sh. kremi i trupit) mund të grumbullohen në pizhamet tuaja pa u dukur realisht.

Ekspertët pajtohen që nëse keni tendencë të djersiteni në gjumë, duhet t’i lani ato më shpesh, siç do të bëni me rrobat që vishni në një ditë veçanërisht të nxehtë ose rrobat e stërvitjes, gjatë të cilave djersiteni më lehtë.

Gjithashtu, mbani në mend se meqenëse kaloni mesatarisht shtatë deri në tetë orë çdo natë duke veshur pizhame, duhet t’i lani ato aq shpesh sa do të bënit me rrobat që vishni gjatë ditës.

Ekspertët, pra, arrijnë në përfundimin se frekuenca më e përshtatshme për të larë pizhamet tuaja është pas dy deri në tre ditë, ndërsa për të shmangur këtë frekuencë mund të bëni dush çdo natë para gjumit, pa përdorur produkte për kujdesin e trupit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!