Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sa shokë dhe shoqe ka PS dhe çfarë arsimi kanë? Pëllumbi rrëfen si funksionon: Patronazhistët…

schedule18:17 - 2 Qershor, 2021

schedule 18:17 - 2 Qershor, 2021

Sekretari organizativ i PS-së Arben Pëllumbi gjatë mbledhjes online të asamblesë socialiste dha disa informacione të detajuara mbi anëtarësinë e partisë, nga shpërndarja, te arsimi, ndërsa nuk la pa evidentuar edhe punën e patronazhistëve.

“Aktualisht Partia Socialiste numëron mbi 112917 anëtarë në radhët e saj, 4940 janë në degët Itali dhe Greqi. Në efektivin e partisë 30 mijë e 50 janë shoqe të cilat përbëjnë 27.8% të anëtarësisë. Niveli arsimor i anëtarësisë së partisë ka ardhur në rritje nga viti në vit.



PS ka 34.8% të anëtarësisë me arsim të lartë, nga 31% që kishte në fund të vitit 2019. Qarku i Tiranës ka përqindjen me të lartë me 50%. Me arsim të mesëm janë 43.6% e anëtarësisë, nga 47% që zinin një vit më parë. Kemi 78.4% të anëtarësisë me arsim të lartë dhe të mesëm.

Anëtarësia së bashku me përkrahësit me më ndikim në komunitete u ngarkuan me detyrën e patronazhistit, të cilët përbënin bazën e piramidës së strukturës elektorale të partisë. Patronazhistët përballuan një super ngarkesë elektorale, që ishte një nga faktorët e rëndësishëm të fitores tonë” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!