Sa shanse kemi për çeljen e negociatave në mars? Flet zv.minitri i Jashtëm

schedule09:39 - 18 Shkurt, 2020

schedule 09:39 - 18 Shkurt, 2020

Sokol Dedja, zv.ministër i Jashtëm, ishte i ftuar në “Abc-ja: e mëngjesit me Enkel Demin, ku ndër të tjara foli për çështjen e çeljes së negociatava.

I pyetur se sa optimisht është për dhënien e një drite jeshile nga BE për Shqipërinë në mars, zv.ministri tha: “Optimist i kujdesshëm”.

Ndërkohë, Dedja u ndal po ashtu edhe në ndryshimin e metodologjisë për negociatat me BE, në një kohë kur presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar heqjen e vetos për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo heq pengesën kryesore që u shfaq nga vendet për Maqedoninë e Veiut dhe Shqipërinë. Sic u shpreh në fillim, rezervat nga Franca kishin të bënin me negociat. U shfaq nga një shumicë dërrmuese e vendeve anëtarë, që problemi nuk ishte se cfarë kiste bërë Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, problemi ishte më i madh se aq. Probleme që kishin të bënin me BE, me mënyrën e fundkionit të BE, por edhe çështja e mënyrës së mosfunksionimit të disa vendeve anëtarë për mënyrën se si janë negociatat.

Metodologjie e re heq këtë pengesë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për data nuk e di, por e rëndësishme është që hiqet kjo pengesë dhe kjo është shprehur publikisht nga Presidenti francez. Ky është një lajm i mirë, ka elementin e vështirësië në procesin e negociatave, por synon atë që përmnda më herët një ndikim transformues në vendet që kërkojnë çeljen e negociatave.

Një element më teknik është grupimi i kapitujve , deri tani kanë qënë të ndara në 35 fusha. Këto grupohen në 6 grupe kapitujsh, më i rëndësishme është “mirëqeverisja”. Deri tani plotësoshenin kushtet e një kapitulli dhe hapej ai kapitull. Tani duhet të plotësosh kushtet e 5 kapitujve të bllokut të “mirëqeverisjes”  që të hapet i gjithë blloku.  Kjo e vështirëson hapjen e bllokut. Komisioni ka një propozim përta kompensuar këtë duke ngushtuar kohën sa mund të zgjasë negocimi i një blloku. Metodologjia që po flasim është propozim i KE, formën përfundimtare do ia japin vendet anëtare”, u shpreh zv.ministri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!