Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sa po qëndrojnë turistët në Shqipëri? Krasniqi: Duhet të menaxhojmë fluksin, të shtrihet në të gjithë vendin

schedule14:17 - 3 Qershor, 2025

schedule 14:17 - 3 Qershor, 2025

Eksperti për turizmin, Isa Krasniqi thotë se deri në vitin 2030, në Shqipëri pritet të vijnë 30 milionë turistë.

Në një intervistë në “Money Report” në ABC News, Krasniqi u shpreh se duhet menaxhuar fluksi i turistëve.

Krasniqi shtoi se turistët në Shqipëri, qëndrojnë mbi tre net.

“Deri në vitin 2030, Shqipëria pritet të presë 30 milionë turistë. Shqipëria ka nevojë të menaxhojë numrin e madh të turistëve. Operatorët rusitike duhet të punojnë me guidat, që turizmi të jetë më efikas. Turistët të qëdnrojnë sa më shumë net në zona të ndryshme të vendit. Kjo sjell rritje të të ardhurave. Kjo kërkon menaxhim dhe bashkëpunim mes qeverisë dhe operatorëve turistikë. Zakonisht, turistët në Shqipëri qëndrojnë mbi tre net. Shqipëria ka turizëm ekonomik. Ky është fillimi i një rrugëtimi që kërkon vizion. Mediat e huaja kanë bërë punë jashtëzakonisht të madhe në promovimin e Shqipërisë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!