Mbi 69 mijë vota janë shpallur të pavlefshme deri më tani në të gjithë Shqipërinë, një numër tepër i lartë në krahasim me zgjedhjet e mëparshme që ka kaluar vendi.
Me një llogari të thjeshtë ky numër votash përllogaritet përafërsisht 6-7 mandate deputeti, në varësi të qarqeve dhe numrit të deputetëve të çdo qarku.
Numrin më të lartë të fletëve të votimit të pavlefshme e ka Tirana me 12015 vota, e ndjekur më pas nga Elbasani e Fieri.
Qarku Vota të djegura
Shkodra 5573
Kukësi 2188
Lezha 4276
Dibra 4686
Tirana 12015
Durrësi 4628
Elbasani 9090
Fieri 9016
Korça 6148
Berati 4561
Vlora 4722
Gjirokastër 2286